Aktualitet

Zingraf: Bundestagu e ka theksuar sa e rëndësishme është Kushtetuesja

Shkruar nga Liberale
Zingraf: Bundestagu e ka theksuar sa e rëndësishme është

Pas ShBA dhe BE, edhe ambasada gjermane në vendin tonë ka përshëndetur votimin nga ana e Kuvendit të 2 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska dhe Fjona Papajorgji.

"Në rrugën drejt një Gjykate Kushtetuese funksionale është e rëndësishme, që të gjithë aktorët të marrin përgjegjësitë e tyre në emërimin e gjykatësve kushtetues dhe të mos humbin fokusin. Ne përshëndesim vendimin e sotëm të parlamentit shqiptar" thuhet në deklaratën e ambasadorit  Zingraf të postuar në faqen zyrtare të Ambasadës në facebook.

Diplomati gjerman thekson se Bundestagu gjerman e ka theksuar në vendimin e tij të datës 26 shtator 2019 se sa e rëndësishme është rivendosja në funksionalitet e Gjykatës Kushtetuese edhe për procesin e përafrimit të Shqipërisë me BE-në.

Gjermania, shton Ambasadori,  do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në përforcimin e drejtësisë dhe shtetit ligjor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH