Sport

Zi te skuadra e Real Sociedad, mbrojtësi gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

Shkruar nga Liberale
Zi te skuadra e Real Sociedad, mbrojtësi gjendet i vdekur në

Zi në “familjen” e Real Sociedad! Unai Arruabarrena, 22 vjeç, lojtar i skuadrës së të rinjve të klubit spanjoll është gjetur pa jetë në shtëpinë e tij.

Lajmin në fjalë e ka bërë publik vetë klubi i Sociedad përmes një publikimi në faqen zyrtare ku ndër të tjera u shpreh ngushëllime familjarëve.

“Real Sociedad dëshiron të shprehë dhimbjen dhe pikëllimin e saj për vdekjen e Unai Arruabarrena. I riu nga San Sebastiani ishte pjesë e klubit të Socidead. Dëshirojmë të përcjellim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen dhe miqtë e Unai Arruabarrena”, shkruhet në reagimin e klubit spanjoll.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH