Aktualitet

Zi në familjen e kryebashkiakut të Kukësit

Shkruar nga Liberale

Vëllai i kryebashkiakut dhe Presidentit të Kukësit, Safet Gjici, është ndarë para kohe nga jeta.

Lajmin e trishtë e publikoi në rrjetet sociale klubi i futbollit të Kukësit.

“Në emër të stafit teknik, stafit administrativ dhe futbollistëve, FK Kukësi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Presidentit të Nderit, z. Safet Gjici, administratorit të klubit, z. Lavdrim Gjici dhe të afërmve për ndarjen e parakohshme nga jeta të vëllait të tyre.”

“Zoti ju dhëntë forcë për të përballuar këtë dhimbje dhe u prehtë në paqe shpirti i tij”, thuhet në mesazhin e klubit të futbollit të Kukësit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH