Life Style

Zhvillohet sot online nata finale e Eurovision 2020

               Publikuar në : 21:21 - 16/05/20 liberale

Organizatorët e Eurovisionit 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit, kanë vendosur që ky event të mbahet online. Finales së Festivalit Evropian të këngës, përveç 41 konkurrentëve, sot do i bashkohen edhe një sërë performancash të artistëve më të spikatur të edicioneve të kaluara.

Të gjithë konkurrentët e Eurovisionit kanë dërguar klipet e këngëve dhe kjo ngjarje do transmetohet sonte nga RTSH-1 HD, prej orës 21:00.

Ky lloj formati është quajtur ‘Europe Shine A Light’. Shqipërinë do e përfaqësojë Arilena Ara me këngën “Fall from the sky” e cila është publikuar edhe në Youtube me videoklipin zyrtar.

 

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back