Aktualitet

Zhvillimet e fundit/ Çfarë ka ndodhur sot në Turqi?

Shkruar nga Liberale
Zhvillimet e fundit/ Çfarë ka ndodhur sot në Turqi?

Më shumë se 5,000 njerëz kanë vdekur pas tërmetit të djeshëm me magnitudë 7.8 dhe lëkundjeve pasuese 7.5, të cilat goditën Turqinë juglindore pranë kufirit të saj me Sirinë fqinje.

Ndërkohë, që pritet që numri të vazhdojë të rritet, ndërsa misioni ndërkombëtar i kërkim-shpëtimit po vazhdon.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka shpallur 10 qytete në jug të vendit të tij, si zona të fatkeqësisë. Ai tha se gjendja e jashtëzakonshme do të vazhdojë për tre muaj në secilin nga qytetet për shkak të dëmeve të shkaktuara.

Ai falënderoi gjithashtu 70 vendet që kanë dërguar dhe ofruar ndihmë, duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Korenë e Jugut.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) miliona njerëz do të preken nga tërmeti. OBSH paralajmëroi se rreth 23 milionë turq dhe sirianë do të vuajnë një sërë pasojash. Pavarësisht motit të ftohtë, ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit.  /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH