Aktualitet

Zhupa: Veliaj vijëzon rrugën e shkatërruar dhe me puseta të hapura

Shkruar nga Liberale
Zhupa: Veliaj vijëzon rrugën e shkatërruar dhe me puseta të

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa denoncoi një rast ku sipas saj, kryebashkiaku Erion Veliaj ka vijëzuar një rrugë, ndërkohë që ajo është e shkatërruar dhe me puseta të hapura.

Nëpërmjet një video, Zhupa tregon se bëhet fjalë për rrugën “Perlat Rexhepi” në kryeqytet prapa godinës së Presidencës, ose rruga që të çon tek Fakulteti Juridik.

Reagimi i plotë:

Strategjia zhvilluese e qytetit sipas Veliajt është të bësh vijëzimet tek rrugët që janë plot me puseta te hapura, gjithë gropa, edhe të amortizuara!!

Sic e shikoni me video, sot banorët lajmërohen me një makinat e tyre se do të bëhen vijëzimet e rrugës “Perlat Rexhepi” ndërkohë dallohet qartë që është një rrugë e shkatërruar. Pusetat jane të hapura buzë rrugës dhe uji del gjithandej, gropa të mëdha shkatërruese për makinat jane kudo përgjatë kësaj rruge. Për shoferet është një tmerr, por bashkia e Veliajt ka menduar t’i lehtësojë duke bërë vijëzimet!!!

Kjo rrugë nuk është në një vend që nuk frekuentohet, diku në periferi, është në mes te Tiranes, pikërisht pas presidencës rrugica që të çon tek Fakulteti Juridik!

Veliaj që e ka premtuar dy fushata, bën mirë të bëj rrugën njëherë të kalueshme pastaj të bëj vijëzimet për t’i marr lekët qytetarëve nga parkimet në këtë rrugë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH