Aktualitet

Zhdukja e italianit/ Ish-eksperti: Nuk është ngjarje aksidentale

Shkruar nga Liberale
Zhdukja e italianit/ Ish-eksperti: Nuk është ngjarje aksidentale

Në datën 8 janar në autostradën Gjegjan-Reps në Pukë u gjet e djegur një mjet tip “Skoda Fabia”, e cila ishte marrë me qira në Rinas nga italiani, Davide Pecorelli.

Ky i fundit rezulton i zhdukur prej disa ditësh dhe ka dyshime të forta, por ende nuk është konfirmuar që ai të jetë djegur në makinë.

Ndërkohë mediat italiane i kanë bërë jehonë zhdukjes se ish-arbitrit italian, Davide Pecorelli. Sipas këtyre mediave, italiani 45 vjeçar u largua nga Italia në ditët e para të vitit dhe u ul në aeroportin e Tiranës, por që prej asaj dite ai është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë.

Ish eksperti i policisë Arjan Hoxha bëri në Open një deklaratë të fortë në lidhje me ngjarjen kur tha se është prishur vendngjarja.

"Për mua s’është ngjarje aksidentale, kjo mund të jetë me shpërthim, se gazi shpërthen 10-15 minuta pas zjarrit që të jep kohë të largohesh. Dhe ne nuk kemi pistë që viktima të jetë përpjekur të largohet.

Kemi një vendngjarje të prishur, sepse veprimet e para hetimore janë të papërsëritshme ,se sa do të rindërtosh mund të jenë prishur provat. Çdo oficer duhet të siguronte vendin e ngjarjes por në asnjë mënyrë mos të ndërhynin e aq më tepër të gjendet trupi ditën tjetër", tha Hoxha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH