Aktualitet

Zhdukja e Ervis Martinajt, ja çfarë deklaruan para policisë dy kushërinjtë Avdylaj

Shkruar nga Liberale
Zhdukja e Ervis Martinajt, ja çfarë deklaruan para policisë dy

Policia ka marrë në pyetje Jasim Avdylajn dhe Astrit Avdylajn për zhdukjen e Ervis Martinajt. Të dy kushërinjtë janë marrë në pyetje me urdhër të Prokurorisë së Kurbinit.

Sipas gazetares Klodiana Lala, ata janë marrë në pyetje në Durrës nga oficerët e policisë së Lezhës për llogari të Kurbinit.

“Ne jemi në arrest shtëpie jemi të monitoruar nga policia”, mësohet të kenë thënë ata sipas News 24.

Ndërsa raportohet se, më herët është kontrolluar edhe banesa e tyre, me vendim gjykate.

Fati i Ervis Martinajt vijon të mbetet mister që prej datës 3 gusht, pas denoncimit të bërë nga familjarët e tij se rezulton i zhdukur. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH