Aktualitet

Zhdukja e biznesmenit Pecorelli, Prokuroria e Peruxhas nis hetimet

Shkruar nga Liberale
Zhdukja e biznesmenit Pecorelli, Prokuroria e Peruxhas nis hetimet

Prokuroria e Peruxhas ka nisur hetimet për zhdukjen e biznesmenit Davide Pecorelli. Makina që ish-arbitri kishte marrë me qira u gjet e djegur në Reps, në zonën e Gjegjanit të Pukës, ndërsa brenda saj kishte dhe eshtra.

Pecorelli mbërriti në Shqipëri më 3 janar. Fillimisht shkoi në Vlorë, më pas në Shkodër e në Pukë, ku qëndroi për dy net. Gjurmët e tij u zhdukën në mesnatën e 6 janarit dhe nuk dihet ende nëse eshtrat e djegura të gjetura në makinën e djegur, i përkasin atij. Ndërkohë, mediet italiane zbuluan dje dhe mesazhin e fundit të biznesmenit Pecorreli të zhvilluar me një mik sipërmarrës nga Altotiberino.

“Davide kaloi pothuajse të gjithë muajin dhjetor në Shqipëri. Në datën 15, ai më shkroi në WhatsApp: “Unë hapa një show-room në një qendër tregtare… Deri në datën 6 është luftë. Unë kam rezervuar biletën e kthimit për 10 janar”, mësohet të ishte biseda mes tyre.

Më 6 janar ishte dita e fundit kur partnerja e tij shqiptare, me të cilin ka një fëmijë dhe ish-gruaja me të cilën ka tre fëmijë, nuk ishte në gjendje ta kontaktojnë atë. Megjithatë, thirrjet në celularin e tij shkonin, por nuk përgjigjej askush. Mediat italiane theksojnë se Pecorelli kërkoi që të zhvillonte biznes në Shqipëri dhe nuk dihet nëse zhdukja e tij, ka të bëjë me këtë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH