Kronikë

Zhdukja dhe vrasja e biznesmenit Rruzhdi Hoxha, Prokuroria e Tiranës kërkon 18 vite burg për Fredi Rushin

Shkruar nga Liberale
Zhdukja dhe vrasja e biznesmenit Rruzhdi Hoxha, Prokuroria e Tiranës

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin e Fredi Rrushit me 18 vite burg, për zhdukjen dhe vrasjen e biznesmenit Rruzhdi Hoxha.

Rrushi akuzohet për tri vepra penale, vrasje, armëmbajtje pa leje dhe fshehje të kufomës.

Trupi i biznesmenit Rruzhdi Hoxha u gjet i vdekur më 6 nëntor të vitit 2021, i mbuluar me zhavor në Qafë Mollë në zonën e Dajtit.

Një ditë pas ekzekutimit, Rrushi u kthye sërish në vendngjarje dhe groposi kufomën. Sipas hetuesve, autori i mori telefonin e Ruzhdi Hoxhës dhe e hodhi, por ai u gjet rastësisht nga një taksist që e shiti për 10 mijë lekë në një servis ku policia e gjeti dhe e sekuestroi. Kjo ndihmoi në zbulimin e kufomës e më pas në zbardhjen e vrasjes e cila dyshohet të jetë bërë për borxhe.

Nga ana tjetër, për vëllanë e autorit Pajtim Rrushi, prokuroria kërkoi 1.5 vite heqje lirie për “moskallzim krimi” dhe “kryerje të veprimeve që pengojnë hetimin”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH