Aktualitet

Zhduket vajza shqiptare, prindërit dhe vëllezërit kërkojnë ndihmë

Shkruar nga Liberale

Një vajzë shqiptare është zhdukur në Itali. 18 vjeçarja Lila Mile jetonte me familjen në Fasano, por prej disa ditësh ajo është larguar dhe nuk ka kontaktuar me familjen e saj.

Ajo ka flokë të gjatë ngjyrë kafe, sy të errët dhe është e gjatë rreth 1.50 m. Sipas familjarëve, me vete ajo ka marrë  pasaportën, por nuk ka marrë celularin dhe as para.

Prindërit dhe vëllezërit kanë bërë denoncimin në polici, ndërsa thonë se prej disa kohësh ajo ishte vënë në kontakt në rrjetet sociale me një të ri shqiptar.

Vëllai i saj tregon se kur ka hyrë në profilin e motrës ka konstatuar se ajo kishte komunikuar për disa muaj me një djalë në Shqipëri, por që ata nuk mendojnë se ajo mund të ketë ikur nga shtëpia për të takuar të riun.

 “Është hera e parë që largohet nga shtëpia. Ajo nuk del kurrë vetëm, e bën gjithmonë me prindërit ose me vëllezërit. Nuk ka pasur asnjë problem, asnjë grindje, vetëm atë ditë ishte pak e dëshpëruar pasi kishte bërë një vizitë mjekësore, por që nuk ishte asgjë shqetësuese”, ka thënë vëllai i saj.

Ai tregon më tej, se sipas dëshmive, e kanë parë të hipte në një Peugeot gri 107./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH