Aktualitet

Zhduket për herë të dytë efektivi i Gardës

Shkruar nga Liberale

Katër ditë pasi doli nga spitali zhduket për herë të dytë gardisti Ervin Dërguti. Familjarët denoncuan për herë të dytë në emisionin ’Pa Gjurmë’ zhdukjen e 27-vjeçarit këtë të enjte rreth orës 10:30 të paradites.

‘Unë dola në mëngjes për punë. Më mori burri dhe më tha djali ka ikur nga shtëpia. Kishte të veshur një këmishë ngjyrë gri, atlete të zeza, pantallona blu. Dhe një qese të zezë në dorë. Ishte i rënduar’, tha nëna e tij, Gjyle Dërguti.

Herën e parë që u zhduk nuk kishte shfaqur probleme, por kësaj here ai ishte i rënduar nga shëndeti mendor. Paradite e sotme në orën 10:00. Ka përfituar që nuk ka qenë i ati për momentin dhe ka dalë. I është drejtuar autostradës. Disa ditë qëndroi në spital dhe këtë të hënë doli nga spitali. E ëma ishte në punë, kur Ervini është larguar’, tha daja i tij Haxhi Vela.

Nënoficeri i Gardës së Republikës Ervin Dërguti u denoncua i humbur nga familjarët më 27 prill e këtij viti. Në gjendje të rënduar mendore dhe fizike, ai u kthye me këmbët e veta në shtëpi mesnatën e vonë të 23 majit.

Më pas ai qëndroi për disa ditë në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe doli nga spitali me q qershor. Por, katër ditë pasi u kthye në shtëpi, ai është zhdukur për herë të dytë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH