Aktualitet

Zhduket pa gjurmë 40-vjeçari në Elbasan

Shkruar nga Liberale
Zhduket pa gjurmë 40-vjeçari në Elbasan

Një 40 vjeçar është zhdukur nga gjurmë në qytetin e Elbasanit. Rrapush Çeça, banues në lagjen “Hekurudha” në Elbasan prej mëngjesit ka humbur kontaktet me familjarët e tij.

40 vjeçari ka dalë në mëngjes me automjetin e tij dhe nuk është kthyer.

Familjarët kanë bërë denoncim në polici për humbjen, ndërsa i vëllai ka deklaruar se ai ka shkuar për të kryer disa ekzaminime, por nga verifikimet në Spitalin e Elbasanit rezulton të mos ketë qenë pasi emri i tij nuk figuron në regjistrat e observimit ditën e sotme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH