Aktualitet

Zhduket 18-vjeçari në Klos, zbulohet mesazhi: Babi mos më kërko më...

Shkruar nga Liberale
Zhduket 18-vjeçari në Klos, zbulohet mesazhi: Babi mos më

Një 18-vjeçar është larguar nga shtëpia e tij në Klos, pa dhënë asnjë shpjegim për vendin ku do të shkonte.

Babi mos më kërko më", ishte mesazhi i fundit i Flogert Terziut drejtuar të atit dhe më pas u largua për në shkollë.

Por sipas të atit, djali nuk ka shkuar në shkollë, ndërsa librat i ka lënë në një dyqan.

"Nga ora 12:30 u nis për në shkollë dhe nuk është kthyer më. Kontaktova me mësuesin kujdestar dhe më tha që nuk ka ardhur në shkollë. Kur erdha në mëngjes, sot i kishte lënë librat në një dyqan. "Unë nuk e di, mendje adoleshenti. Ai më ka çuar mesazh mua: "Jam në Tiranë-Durrës, babi mos më kërko më se nuk kthehem", thotë babai.

Babai i të riut tregon se ata nuk kanë pasur probleme në familje, ndaj nuk di të japë një motiv për arsyet e largimit të 18-vjeçarit. Ndërkohë, policia është vënë në kërkim të të riut./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH