Showbiz

Zhaklina Lekatari e dënuar nga gjykata në 2008, mediat kosovare zbulojnë arsyen

Shkruar nga Liberale

Gazetarja Zhaklin Lekatari është një nga figurat më të kontestuara, shpesh për shkak të përballjes së saj dhe sulmeve publike që ka pasur me personazhe të ndryshme të njohur, por edhe me fansat.

Së fundi ajo shkaktoi bujë, këtej dhe përtej kufirit, me postimin e saj në rrjetet sociale, ku pranë flamurit serb shkruante se ndihej më e sigurt në Serbi sesa në territoret shqiptare.

Mediat kosovare nuk ia kanë falur këtë gjë dhe ka ardhur dita e 'hakmarrjes' së tyre, duke publikuar problemet që ajo ka pasur në të kaluarvn me ligjin.

Në Aktgjykimin e siguruar nga Nacionale, del se Lekatari ka qenë e dënuar nga Gjykata e Prishtinës, për përpunim, prodhim dhe përgatitje të substancave narkotike. Keto vepra thuhet t'i ketë kryer në bashkëkryerje me Burim Kursani i njohur me emrin artistik Bim Bimma. Madje vetë gazetarja, e kishte pranuar fajësinë.

Ajo u dënua me gjobë prej 500 euro, si dhe me dënim me burgim me kohzgjatje prej një (1) viti, dënim ky që nuk do të ekzekutohej, nëse ajo nuk do të përsëriste vepra penale për një periudhë prej dy viteve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH