Aktualitet

Zhaklin Lekatari pas mbarimit të BBV: Është e vështirë të kërcënohesh, por misioni im është më i madh

Shkruar nga Liberale
Zhaklin Lekatari pas mbarimit të BBV: Është e vështirë

Opinionistja Zhaklin Lekatari ka dhënë një intervistë për Top Albania Radio pas mbarimit të Big Brother VIP Albania 2.

Ajo ka treguar, se Big Brother për të ishte një aventurë e mrekullueshme, e vështirë dhe e bukur njëkohësisht.

“Ka qenë një aventurë e mrekullueshme, e vështirë dhe e bukur njëkohësisht. Jam e lumtur që jam këtu. Big Brother më ka kthyer një dinjitet profesional që unë mendoj që e meritoja. Ishte një hapësirë ku unë munda të tregoj më shumë ngjyra nga identiteti im, nga personaliteti im. Unë i dhashë disa mesazhe të rëndësishme dhe të shëndetshme, një plan se ku duhet ta çojmë ne vendin tonë. Çdo sukses dhe dështim ka kosto. Këtu kam pasur kosto personale. Është e vështirë të kërcënohesh, mallkohesh, të gjykohesh me standarte të dyfishta, por misioni im është më i madh", ka thënë Zhaklin Lekatari.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH