Showbiz

Zhaklin Lekatari: "Me partnerin e Kiarës nuk mendoj se do kem marrëdhënie"

Shkruar nga Liberale
Zhaklin Lekatari: "Me partnerin e Kiarës nuk mendoj se do kem

Gjatë edicionit të dytë të BBV, opinionistët e këtij “reality show” shpresh herë janë përplasur me banorët, duke krijuar dinamika të forta. Pavarësisht se çdo gjë ka përfunduar, duket se marrëdhëniet mes banorëve dhe opninionistëve nuk janë shumë të mira.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Zhaklin Lekatari, ka zbuluar më shumë për marrëdhënien e saj me fituesin e edicionit BBV, Luiz Ejllin si edhe me Kiara Titon.

Rreth një javë më parë, Zhaklin është shfaqur si opinioniste në programin “DWTS Fan Club”, drejtuar nga Kiara Tito. Prania e Lekatarit në këtë program u përfol shumë dhe kjo lidhur me faktin se gjatë BBV, dyshja pati disa herë përplasje, madje aq shumë sa çështja e tyre u përfol se mund të përfundonte në gjykatë.

Por e pyetur se si është marrëdhënia e saj me Kiarën, Zhaklin është përgjigjur:

“Unë mora një ftesë për të qenë opinioniste në episodin e parë të “DWTS Fan Club” dhe sigurisht që e pranova. Nuk kisha pse të mos e pranoja. Patëm një marrëdhënie shumë korrekte, profesionale. Pa zhvillime në prapaskena. Nuk patëm kohë dhe as dëshirë as unë, as ajo, që t’i riktheheshim ngjarjeve të së kaluarës”.

Ajo që i ka bërë më tepër përshtypje publikut është fakti se në momentin që Lekatari është pyetur për marrëdhënien e saj me Luizin, ajo ka zgjedhur t’i referohet atij si partneri i Kiarës, madje mos përmendur emrin e tij.

“Ndërsa me partnerin e Kiarës, nuk kam pasur marrëdhënie që pas BBV dhe nuk ma merr mendja që do kem. Unë jam njeri që i qëndroj besnik vetes dhe mendimeve të mia. Mund të na përballë televizioni por prapë do kemi marrëdhënie profesionale. Aty në kolltuk”, përfundoi Zhaklina.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH