Showbiz

Zhaklin Lekatari: Kush i përdor më tepër lodrat e se*sit, gratë apo burrat

Shkruar nga Liberale
Zhaklin Lekatari: Kush i përdor më tepër lodrat e se*sit,

Gazetarja Zhaklin Lekatari tregoi për “Enigmat e Hipokratit” se nuk ka një raport të saktë për lodrat e seksit në Shqipëri, pra kush i përdor më shumë, vajzat dhe gratë apo djemtë dhe burrat.

Ajo sqaroi se 80% e lodrave seksuale i dedikohen vajzave dhe grave dhe 20% djemve dhe burrave.

“Lodrat seksuale ndihmojnë edhe në patologji dhe shqetësime të ndryshme seksuale, pra kanë dy funksione, edhe të kënaqësisë, edhe të ndihmesës kur ne realisht kemi patologji, sidomos lodrat seksuale që i dedikohen burrave, pompat, unazat, aksesorët, flas për ejakulimin para kohe apo impotencën,” – u shpreh Lekatari, e ftuar në Euronews Albania.

Ajo tha se vajzat 16-vjeçe mund t’i përdorin këto lodra për të njohur më mirë seksualitetin e tyre dhe të arrijnë të kontrollojnë ciklin e eksitimit. Lakatari nënvizoi se masturbimi është i rëndësishëm për adoleshentët.

“Nga 16-vjeç e tutje do t’ia rekomandoja adoleshentëve disa lodra seksuale. Do t’u rekomandoja bazikët klasikë. Për shembull womenizeri, që është stimuluesi më i fundit i klitorit në treg, që është ergonomik, ka amteriale fantastike, ka shpejtësi të ndryshme është shumë i mirë për vajzat adoleshente të cilat duhet të njohin trupin dhe seksualitetin e tyre. Është shumë e shëndetshme të mastrubohen sepse arrijnë të njohin kënaqësinë e tyre, ciklin e tyre të eksitimit dhe dinë ta menaxhojnë. E dyta do dinë të zgjedhin”, tha Lekatari.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH