Showbiz

Zhaklin Lekatari i përgjigjet Fjoralba Ponarit: Ku ishe kur u përdhunova virtualisht për 5 muaj?

Shkruar nga Liberale

Zhaklin Lekatari postoi një foto nga toka serbe dhe shkroi, se është vendi ku ndihet më e sigurt, pasi nuk ka shqipe.

Për këtë postim reagoi moderatorja Fjoralba Ponari, e cila bëri këtë shkrim në Twitter: “T’i hedhësh kripë plagës, ende të hapur të mijëra shqiptarëve që kanë humbur familjarë, miq e të njohur në luftën e Kosovës, për shkak të sjelljeve shtazarake të një turme pa kokë, është anti-shqiptare dhe çnjerëzore. Një kujtesë e vogël, vendi ku po ndihesh e mbrojtur, ka vrarë mbi 10000 bije nënash, e përdhunuar mbi 20000 të tjera.”

Nga ana tjetër, Zhaklina nuk e ka kursyer një replikë në shkrimin e Fjoralbës.

“Pse nuk bërë asgjë kundër turmës shtazarake që më përdhunoi virtualisht për pesë muaj? Ku ishin statuset e tua?”, i shkroi opinionistja.

Ndërsa Fjoralba iu kundërpërgjigj: “Këtu kanë qenë, janë dhe do jenë. Virtuale dhe jo vetëm. Më vjen shumë keq por nuk e kam përligjur kurrë dhunën, të asnjë forme, kundër askujt. Sikurse nuk pranoj analogji mes reagimeve të një tufe shpellarësh me masakrat e ’98.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH