Aktualitet

Zgjidhja për detin, Rama: Ndërmjetësim nga një i tretë, ose gjykatë

               Publikuar në : 20:29 - 16/09/20 liberale

Kryeministri shqiptar Edi Rama theksoi për mikrofonin e Euronews Greece, se dy janë mundësitë për zgjidhjen e çështjes së detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, ose ndërmjetësim nga një vend i tretë, ose në gjykatë. Kjo është zgjidhja më e mirë për kryeministrin që eliminon sipas tij edhe reagimet nacionaliste lokale.

“Vende në këto rrethana kanë zgjedhur një vend tjetër miqësor dhe konsensual për ndihmë, të lehtësojë dialogun por nga ana tjetër kanë përdorur edhe Gjykatën Ndërkombëtare të së Drejtës. Kjo është një ide e vjetër dhe është një mundësi që gjithmonë e kam menduar si më të mirën për të shmangur kurthet e politikës vendore, ndezjen e qëllimeve nacionaliste dhe patriotizmit të rremë, thjesht duke na ndarë dhe duke krijuar keqkuptime mes popujve tanë”, tha ai.

Sa për zgjerimin e Greqisë me 12 milje, Rama e cilësoi si një të drejtë që i vjen nga Konventa e Detit, por nuk aplikohet në rastin e Shqipërisë.

Shefi i qeverisë tha se Greqia dhe Turqia janë të afta ta zgjidhin vetë konfliktin mes tyre dhe si mik i presidentit Erdogan, siguroi se ky i fundit nuk ka ndjenja antigreke.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back