Aktualitet

Zgjerohet fasha e vaksinimit, përfshihen disa institucionet të tjera

Shkruar nga Liberale
Zgjerohet fasha e vaksinimit, përfshihen disa institucionet të tjera

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur procesin e vaksinimit në “Air Albania”, ku u shpreh se do të zgjerohet fasha e vaksinimit.

“Kemi kryer më shumë se 900 mijë vaksinime. Ritmi është goxha i mirë, por kemi mundësi akoma më shumë për të rritur këtë ritëm, në mënyrë që të arrijmë një mbulesë vaksinale sa më të lartë. Plani i kombinuar i vaksinimit është duke vazhduar edhe me institucionet kritike si OSHEE, të transportit, ujësjellësit si dhe institucione të cilat kanë kontakte direkte me qytetarët, siç janë bashkitë, siç është qendra e shërbimeve ADISA dhe institucione të tjera të cilat janë përfshirë në planin tonë të vaksinimit”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë bëri apel për vigjilencë dhe theksoi se do të intensifikohet programi i vaksinimit.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 901,429 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Prej tyre 375,629 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID. Aktualisht është hapur fasha e vaksinimit për qytetarët +50 vjeç, ndërsa vijon vaksinimi i kombinuar edhe me grupet e riskut.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH