Aktualitet

‘Zgjedhorja’, Gjiknuri: Kushti për qeveri teknike nuk diskutohet fare

Shkruar nga Liberale
‘Zgjedhorja’, Gjiknuri: Kushti për qeveri teknike nuk

Komisioni i Reformës Zgjedhore do të zhvillohet të hënën, ku do të diskutohet më tej për mbylljen e reformës. Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Damian Gjiknuri, në një intervistë për Report tv tha se puna më pas duhet të vazhdojë në komisionin e posaçëm parlamentar.

Synimi është që brenda majit ne të mbyllim gjithë procesin e konsultimit politik për të gjetur të gjitha marrëveshjet e nevojshme. Besoj se qershori është mëse i majftueshëm për të ndjekur procedurat në komisionin e reformës zgjedhore dhe më pas në Kuvendin e Shqipërisë”, shprehet Gjiknuri.

Po ashtu, Gjiknuri shtoi se kushti i PD për qeveri transitore nuk do të merret në konsideratë nga mazhoranca.

“Nuk mund të negociohet me parimin që të quhet e pranuar dua të asgjësohet ai që dialogun me mua. Kjo është një çështje që e ka gjetur përgjigjen e saj që te dështimi i protestave të rrugës dhe përgjigja për këtë është dhënë me kohë. Nuk besoj se qeveria teknike është zgjidhja. Dua të qëndroj strikt të puna e komisionit zgjedhor”, tha Gjiknuri.

Që prej datës 10 mars puna e tryezës së reformës zgjedhore ndaloi për shkak të pandemisë teksa afati për realizimin e zgjedhores ishte data 15 mars. Afati i ri që synohet për të realizuar këtë reformë është muaji qershor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH