Aktualitet

“Zgjedhorja”, Gjiknuri: Debat artificial për teknologjinë në zgjedhje

               Publikuar në : 22:31 - 28/05/20 liberale

Pas përfundimit të tryezës për reformën zgjedhore, përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi, u shpreh se mazhoranca nuk është e gatshme të ecë përpara për identifikimin biometrik, ndërsa thekson se kjo është një çështje e panegociueshme.

Por Damian Gjiknuri përfaqësuesi i mazhorancës në tryezë u shpreh se debati është artificial për teknologjinë. Sipas tij, mazhoranca është e gatshme për të përfshirë teknologjinë në zgjedhje, por problemi është se sa mund të shtrihet.

Për mua është një debat disi artificial, në lidhje me përfshirjen e teknologjisë në zgjedhje. Ne kemi rënë në parim për funksionimin dhe përdorimin e teknologjisë në zgjedhje. Sot po bëjmë dispozitat e Kodit Zgjedhor, ku i jepet atributi KQZ-së të fillojë të impelmentojë këtë sistem dhe angazhimi i Këshillit të Ministrave për të dhënë asistencën e nevojshme dhe mbështetjen financiare për implemtimin e këtij sistemi. Bëhet fjalë për identifikimin elektronik të zgjedhësve.

Problemi është se sa mund të shtrihet kjo. Dëshira jonë është që ta shtrijmë sa më shumë, por opinioni i ODIHR thotë që teknologjia duhet të shtrihet në mënyrë graduale me një plan të qartë. Sot ishin duke formuluar dispozita konkrete. Ekspertët kanë dhënë një zgjidhje dhe ne jemi të gatshëm të ofrojmë kompromis. Të bëhet një plan kompromisi, sa arrijmë ta implementojmë? Zgjedhjet nuk mund të vihen në dyshim se nuk funksionoi teknologjia. Uroj që kjo të mos përdoret si sebep. Nuk mund të varet gjithçka nga teknologjia në zgjedhje”, u shpreh Gjiknuri.

Tags: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back