Aktualitet

Zgjedhjet/ Veliaj: Rama e ka marrë me vrull, opozita bën plazh

Shkruar nga Liberale
Zgjedhjet/ Veliaj: Rama e ka marrë me vrull, opozita bën plazh

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj tha në emisionin “Real Story” se kryeministri Rama po punon si një trajner i mirë për zgjedhjet e 2021.

Sipas tij, Rama po punon për zgjedhjet si në vitin 2013, kurse Lulzim Basha është në plazh.

Emërimet, si ministrja e Arsimit sot janë punë e Edi Ramës, pasi ai është kryeministër. Rama po drejton si trajner i mirë. Sot nuk kemi asnjë krizë financiare, në krahasim me palën që kemi përballë. Sot nuk kemi as tanke nëpër rrugë. Nuk kemi as TVSH që jep lajmet siç thotë partia. E mira nuk ka fund patjetër, por është një ekip i shkëlqyer.

Mua më duket se Edi Rama po punon si më 2013, kurse lideri i opozitës duket se është në plazh. Ngjan se kryeministri e ka nisur me vrull, ndërsa opozita e ka marrë situatën sikur është në plazh”, tha Veliaj.

Sipas tij, opozita e sotme shtoi pasurinë edhe kur shqiptarët ishin në krizë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH