Aktualitet

Zgjedhjet/ Topalli zbulon listën e kandidatëve për qarkun e Tiranës

Shkruar nga Liberale
Zgjedhjet/ Topalli zbulon listën e kandidatëve për qarkun e

‘Lëvizja për Ndryshim’ ka zbuluar sot kandidatët për deputetë të Qarkut të Tiranës.

Ka qenë kryetarja e kësaj partie, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ajo që ka prezantuar skuadrën e saj për kryeqytetin, të cilët do të garojnë për zgjedhjet e 25 prillit.

“Kam kënaqësi që kam në këtë listë të parë, përfaqësues nga të gjitha fushat dhe të gjitha moshat.”, tha Topalli.

LISTA

Elida Hoxha, pedagoge

Robert Çitozi, profesor

Lorenc Radovani, pedagog

Meri Krisaq Lalai, pedagoge/redaktore

Stela Jakova, menaxhim biznesi

Aben Basho, pedagog/botues

Lek Negri, pedagog

Franceska Memia

Jonuz Osman Agaj

Polikron Polluçi, mjek

Daniela Kavaja

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH