Aktualitet

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Gjergji Hani prezanton platformën: Fokus hapja e madhe e partisë

Shkruar nga Liberale
Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Gjergji Hani prezanton platformën:

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Gjergj Hani u shpreh në një konferencë për mediat se, ai është alternativë, jo se është Gjergji Hani, por për idetë që do të sjellë për demokratët.

Fokus për Gjergji Hanin ishte hapja e Partisë Demokratike, jo në teori por në praktikë, duke afruar demokratë edhe nga diaspora.

"Kam qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Bashës dhe prisja që rikthimi i tij në skenën politike, do e pranoja nëse do të vinte me premisa të qarta mbi atë që ndan PD-në nga Sali Berisha. Cilat ishin mënyrat që ai do të përdorte për rindërtimin e PD-së për ta shkëputur nga partia e pazareve të pushtetit apo nga partia e liderit. Isha i bindur që Basha do të kthehej me këto premisa. Kthimi i tij u ndërtua mbi bazë demagogjie populiste. E ndjeva si një sfidë personale me ata 104 mijë demokratë dhe mora përsipër që të sjell para shqiptarëve e demokratëve zërin e atyre që shkuan të votojnë duke e ditur fare mirë se do të humbisni. Unë jam një alternativë. Alternativa ndryshon sepse nuk është Gjergji por ideja që do të sjellë Gjergji për demokratët. Duhet një hapje e madhe e PD-së, jo në teori, por në praktikë. Të rifreskojmë burimet njerëzore përfshirë edhe prurje nga diaspora. Kryetari i partisë të krijojë qeverinë e tij në hije. Anëtarësia në PD të ulet nën moshën 16 vjeç", tha Gjergji Hani.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH