Aktualitet

Gazeta Liberale hapet me shkrimin: Zgjedhjet nuk njihen

Shkruar nga Liberale
Gazeta Liberale hapet me shkrimin: Zgjedhjet nuk njihen

Ditë pasi u deklarua se Partia Demokratike nisi një betejë në emër të demokracisë, pasi i cilësoi zgjedhjet si masakër elektorale dhe larg të qenit demokratike, kryedemokrati artikuloi dje për të parën herë publikisht se nuk do ta njohë rezultatin e 25 prillit.

Kështu u shpreh gjatë një takimi në Durrës kreu i PD-së, i cili pak ditë më parë në një takim me deputetët dhe kandidatët jo fitues tha se do të përdoret çdo hapësirë, përfshirë edhe parlamentin, nga i cili demokratët dolën dy vjet më parë.

“Është e qartë si ky diell që shndrin që ky rezultat nuk do të njihet kurrë dhe për kë mendon se 25 prilli është mbarimi i betejës tonë për t’u siguruar durrsakëve dhe të gjithë shqiptarëve të ardhmen që meritojnë në vend të masakrës mbi demokracinë, mbi familjet e tyre, mbi bizneset e tyre, mbi të ardhëm e tyre e ka gabim”, do të deklaronte zoti Basha, një ditë pasi kryeministri Rama përsëriti ftesën për bashkëpunim, duke hedhur si ofertë konkrete konsultimin për emrin e ri të presidentit.

Për më tepër lexoni Gazetën Liberale, prin ose online!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH