Aktualitet

Zgjedhjet, nis gara për KQZ

Shkruar nga Liberale
Zgjedhjet, nis gara për KQZ

Kuvendi publikon thirrjen, partitë fillojnë punën për emrat dhe ngritjen e KQZ e cila do të realizojë kushtin kryesor të opozitës për identifikimin biometrik të votuesve. Përzgjedhja e kandidaturave do të bëhet nga një komision parlamentar, pjesë e të cilit do të jetë edhe Opozita e Bashkuar

Dhjetë ditë pasi hynë në fuqi ndryshimet në Kodin Zgjedhor sipas marrëveshjes politike mes maxhorancës dhe opozitës jo parlamentare, Kuvendi i Shqipërisë hapi thirrjen për personat që aspirojnë të bëhen anëtarë në tri hallkat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i cili tanimë është i rikonfiguruar.

Afatet e vendosura në Kodin Zgjedhor duket se kanë detyruar Kuvendin të bëj shpalljen e aplikimeve edhe në ditë pushimi zyrtar siç është e shtuna dhe u ka lënë afat aplikantëve që të paraqesin dokumentet deri në 18 shtator pranë Kuvendit duke i lënë më pas 1 muaj kohë Kuvendi që të bëj seleksionimin emrave që do të paraqiten.

Por si do të zgjidhen 12 anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve? Në Kodin e ri zgjedhor është vendosur një dispozitë kalimtare për përzgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së së re sipas të cilës, pranë KuvendIt do të ndihet një komision i posaçëm ad-hoc ndërmjet maxhorancës, opozitës parlaemtare dhe asa jo parlamentare.

Sipas këtij përcaktimi, komisioneri, anëtarët e Rregullatorit dhe anëtarët e KAS-it zgjidhen herën e parë në bashkëveprim me partitë parlamentare të dala nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 që kanë humbur përfaqësimin parlamentar.

Për të garantuar besimin e secilës palë, përfaqësuesit e opozitës por edhe të maxhorancës do të kenë të drejtë të skualifikojnë kandidat. Konkretisht komisioni parlamentar përzgjedh tre kandidatë nga lista e kandidatëve për komisioner, dhe i dërguari i posaçëm i opozitës jo parlamentare eliminon njërën nga kandidaturat e përzgjedhura.

Dy kandidaturat e tjera i paraqiten për votim Kuvendit ndërsa në rastin e nënkomisionerit, përfaqësuesi i PD-LSI-së ka të drejtë të përzgjedhë tre kandidatë nga lista e kandidatëve dhe komisioni me votim eliminon njërën nga kandidaturat e përzgjedhura. Dy kandidaturat e tjera i paraqiten për votim Kuvendit.

Ndërsa në dy hallkat e tjera, Rregullatori dhe KAS, opozita do të fusë në listë nga dy kandidat të cilat do ti shkojnë për votim së bashku me nga tre kandidatët e tjerë që do të përzgjedh komisioni.

Pas shpalljes së Kuvendit, opozita së bashku me mazhorancën do të duhet t’i përcjellin Kuvendit anëtarët e Komisionit të Posaçëm i cili prite të ngrihet që në seancën e parë pas asaj ceremoniale e cila do të shënoi edhe nisjen e legjislaturës së re të Kuvendit.

Kodi Zgjedhor

Nëse me Këshillin Politik, i cili miratoi marrëveshjen e 5 qershorit që ndryshoi Kodin Zgjedhor opozita jashtëparlamentare ia doli që ta nxjerrë jashtë Kuvendit tryezën e bisedimeve si një simbolikë për mosnjohjen e institucionit, për zgjedhjen e KQZ-së, përfaqësuesi i Opozitës së Bashkuar do të duhet të duhet të rikthehet në Kuvend.

Sipas Kodit të ri Zgjedhor , Kuvendi do të nisë brenda shtatorit përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të komisionit qendror të zgjedhjeve, sipas strukturës së re të këtij institucioni. Për këtë proces opozita jashtëparlamentare do të ketë një përfaqësues në komisionin ad hock e që do të kalojë në sitë emrat. Hyrja në fuqi e marrëveshjes së 5 qershorit, e miratuar në Kuvend më 21 korrik i hap rrugën ngritjes së KQZ-së së re, e cila do të realizojë një nga kushtet kryesore të opozitës, identifikimin biometrik. Kjo parashikohet të jetë detyra ekskluzive e nënkomisionerit të KQZ-së, i cili do të jetë propozim nga opozita jashtëparlamentare.

Opozita jashtëparlamentare pritet te rikthehet në Kuvend përmes përfaqësuesit të saj në komisonin Ad Hock,  i cili do të ngrihet për të përzgjedhur  brenda harkut kohor të 60 ditëve komisionerin shtetëror të zgjedhjeve dhe nënkomisonerin, i cili do të  vijë nga radhët e  opozitës jo parlamentare si edhe 10 anëtarët e komisionit rregullator dhe atij të ankesave.

Me zgjedhjen  e kryekomisionerit shtetëror, anëtarët aktualë të KQZ-së lirohen automatikisht nga detyra, ndërsa më zgjedhjen e nënkomisionerit nis  zyrtarisht puna për implementimin e teknologjisë në zgjedhje.  Me hyrjen në fuqi të kodit elektoral qeveria duhet të alokojë fondet për prokurimin e pajisjeve teknologjike, por kjo faze pritet te mos nisë para zgjedhjes së KQZ-së së re, pasi është kjo e fundit i cili do të bëjë prokurimin e pajisjeve elektronike, për identifikimin biometrik të votuesve në zgjedhjet parlamentare të 2021.

Opozita e bashkuar do të ketë një të dërguar të posaçëm në komisionin e posaçëm parlamentar që do të kalojë në “vetting” kandidatët për KQZ e re, të cilët duhet të marrin shumicë të cilësuar në parlament.

Do të jetë ky organ i ri, i cili brenda 6 muajve duhet të nxjerrë aktet nënligjore si për teknologjinë në zgjedhje gjithashtu duhet të bëjë përgatitje për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të cilat do të mbahen në një nga të dielat e 15 prillit-15 maji.

Por pavarësisht kësaj, Ligji Zgjedhor do të ketë sërish nevojë të ndryshohet, por ndryshe nga 5 qershori, PS do ta ketë shumë të vështirë të marrë dakordësinë e PD për heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Me hyrjen në fuqi të Ligjit të ri Zgjedhor i hapet rrugë riformatimit të KQZ që tashmë do të ndryshojë strukturën ku në krye do të ketë një komisioner, nënkomisioner për teknologjinë dhe 2 Komisione.

KQZ e re, kompetencat dhe si zgjidhet  

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është institucioni përgjegjës për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve dhe referendumeve, i cili drejton dhe mbikëqyr veprimtarinë e adminstratës zgjedhore, monitoron veprimtarinë e subjekteve zgjedhore, organeve dhe institucioneve shtetërore, si dhe të medias në raport me zgjedhjet, si dhe zgjidh në rrugë administrative kërkesat apo ankesat që kanë lidhje me procesin zgjedhor.

Organet drejtuese të KQZ-së janë:

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve;

Komisioni Rregullator; dhe

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve (Komisioneri) është organ monokratik që ushtron kompetencat ekzekutive, drejton administratën e KQZ-së dhe përfaqëson KQZ-në në marrëdhëniet me të tretë

Komisioni Rregullator (Rregullatori) është organi kompetent për miratimin e akteve me karakter normativ në fushën e zgjedhjeve dhe vendosjen e rregullave për zgjedhjet. Rregullatori funksionon me kohë të pjesshme dhe e ushtron veprimtarinë në mbledhje publike, të cilat thirren nga Komisioneri. Për pjesëmarrjen në mbledhje, anëtarët e Rregullatorit përfitojnë shpërblim në masën 50 për qind të pagës mujore të

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) është organ kompetent për shqyrtimin e ankimimeve administrative dhe për vendosjen e sanksioneve për shkelje tëligjit zgjedhor. KAS-i funksionon me kohë të pjesshme dhe e ushtron veprimtarinë në seanca publike të shqyrtimit administrativ, të cilat thirren nga Komisioneri, me pjesëmarrjen e palëve të Për veprimtarinë e tyre gjatë periudhës, e cila fillon 48 orë pas dekretimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin, zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore ose zgjedhjeve të pjesshme, deri në përfundim të shqyrtimit administrativ të ankimeve zgjedhore ose të kalimit të afateve të ankimit për zgjedhje, anëtarët e KAS-it përfitojnë shpërblim të barabartë me shumën e pesëpagave mujore të Komisionerit. Për veprimtarinë që zhvillojnë jashtë kësaj periudhe, anëtarët e KAS-it përfitojnë shpërblim në masën 50 për qind të pagës mujore të Komisionerit.

Anëtarët e Rregullatorit dhe të KAS-it nuk mund të ushtrojnë njëkohësisht detyra të tjera brenda organeve, institucioneve apo enteve, pjesë e pushtetit ekzekutiv.

Veprimtaria e KQZ-së, organeve drejtuese dhe e administratës, udhëhiqet, sipas rastit, nga ky ligj dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij, si dhe nga ligji Nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”.

Neni 13

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve

Komisioneri zgjidhet nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për një mandat 7-vjeçar, të përtëritshëm, sipas procedurës së përcaktuar në këtë ligj.

Kanë të drejtën të kandidojnë ose të propozohen për komisioner, shtetasit shqiptarë që vijnë nga radhët e ish funksionarëve politikë apo të kabineteve, ish nëpunësve të nivelit të lartë drejtues, ose të ish drejtuesve të organizatave jofitimprurëse me veprimtari në fushën e zgjedhjeve dhe të të drejtave të

Përzgjedhja e Komisionerit bëhet në bazë të eksperiencës së mëparshme të suksesshme në drejtim, të ligjëshmërisë së demonstruar ose të provuar në ushtrimin e detyrave apo funksioneve dhe të reputacionit publik të Dokumentat apo referencat provuese të kandidatit lidhur me suksesin dhe ligjëshmërinë në ushtrimin e detyrave duhet të shtrihen së paku për një periudhë vazhduese 3 vjeçare veprimtarie.

Personi që kandidon ose që propozohet për komisioner nuk përfshihet në listën e kandidatëve që votohen, nëse në momentin e kandidimit ka qenë në ushtrim të detyrës si funksionar, nëpunës i nivelit të lartë drejtues, apo drejtues i organizatës jofitimprurëse, ose kur komisioni kompetent i Kuvendit krijon bindjen se marrëdhënien e tij të punës e ka ndërprerë për shkak të kandidimit ose propozimit për komisioner.

Personi që kandidon ose që propozohet për komisioner nuk përfshihet në listën e kandidatëve që votohen nga Kuvendi, nëse është anëtar aktiv i ndonjë partie politike, ose nëse ka interesa private, të dukshme ose të njohura, plotësimi i të cilave varet nga qeverisja në nivel qendror ose vendor.

Paga dhe privilegjet e Komisionerit janë të njëjta me pagën dhe privilegjet e kryetarit të Gjykatës së Lartë.

Neni 14

Nënkomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve

Nënkomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve (nënkomisioneri) zgjidhet nga Kuvendi për një periudhë 7-vjeçare me detyrën për të monitoruar dhe mbikëqyrur implementimin e teknologjisë për identifikimin biometrik dhe rekrutimin dhe trainimin e zyrtarëve zgjedhorë.

Nënkomisioneri bashkushtron me të drejta të barabarta me komisionerin kompetencat për përzgjedhjen, monitorimin dhe zbatimin e teknologjisë për identifikimin biometrik të zgjedhësve. /Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH