Aktualitet

Zgjedhjet në UT/ Rektori firmos shkarkimin e disa pedagogëve

               Publikuar në : 17:28 - 06/05/20 liberale

Debati për zgjedhjet në universitete sot ka sjellë largimin nga puna disa pedagogëve të Universitetit të Tiranës, anëtarë të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve.

Rektori Koni shkarkoi nga detyra si pedagogë, kryetaren e KIZ, Majlinda Ketën dhe anëtarët, Benard  Dosti, Orjona Muçollari, Ardian Doka, Eglantina Gishti.

Shkarkimi i tyre erdhi disa ditë pas vendimit të KIZ për të shpallur garën për organet drejtuese të UT, ndërsa parashikohet mbajtaj e zgjedhjeve më 12 qershor.

Pak ditë më parë Koni doli kundër zgjedhjeve në këtë kohë pandemi, ndërsa deklaroi se mandati i anëtarëve të komisionit institucional të zgjedhjeve ka përfunduar dhe nuk i njeh duke e cilësuar procesin nul.

Por, kryetarja e këtij komisioni, Majlinda Keta së bashku me anëtarët e KIZ-it vijuan punën, ndërsa sot Koni i shkarkoi./Gazeta Liberale

 

 

Tags: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back