Aktualitet

Zgjedhjet në PD/ Basha: Demokratët vendosën ta vazhdojnë betejën

Shkruar nga Liberale
Zgjedhjet në PD/ Basha: Demokratët vendosën ta vazhdojnë

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur në mbledhjen e kryesisë për zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratike. Sipas tij, ato treguan se demokratët janë të vendosur ta vazhdojnë betejën për demokrati dhe për të sjellë ndryshimin në Shqipëri.

‘’Është e domosdoshme që të gjithë ne, nga Kryesia te Këshilli Kombëtar, të lexojmë qartë atë që ishte vullneti i demokratëve. Ata e dinë më mirë se ne, se çfarë ka ndodhur në 25 prill, ata e dinë më mirë se ne, sesa e vështirë është përballja me regjimin, ndaj çdo hap që do të bëjmë deri në përfundimin e analizës dhe mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, duhet të kemi parasysh që demokratët na kërkuan vazhdimin e betejës.

Dhe për të arritur këtë, detyra jonë është të përgatitemi me të gjitha format dhe mjetet për këtë përballje. Një përballje që kërkon që Partia Demokratike të jetë e gatshme për ta kryer detyrën e saj ndaj regjimit një orë e më parë, sepse Shqipëria, shqiptarët dhe demokratët nuk mund të presin deri në 2025’’, tha Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH