Globi

Zgjedhjet në Maqedoni/ Parlamenti do të ketë 32 deputetë shqiptarë

Shkruar nga Liberale
Zgjedhjet në Maqedoni/ Parlamenti do të ketë 32 deputetë

Në Maqedoninë e Veriut janë përpunuar 99 për qind të rezultateve nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe rezulton se partitë politike shqiptare do të kenë 32 deputetë në Parlament.

Kështu, Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit do të ketë 15 deputetë, pesë më shumë nga sa kishte në përbërjen e kaluar. Numrat e kësaj partie pritet të jenë vendimtar për qeverinë e re.

Koalicioni mes dy partive, Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës do të ketë 12 mandate deputetësh.

Lëvizja BESA e Bilall Kasamit e cila ishte në koalicion me LSDM-në e Zoran Zevit, arriti të marrë katër deputetë. Ndërsa, Partia Demokratike e kryesuar nga Menduh Thaçi mori vetëm një deputet në njësinë e gjashtë zgjedhore.

NJËSIA ZGJEDHORE 1

BDI:

Izet Mexhiti

Arben Ziberi

BESA: Zeqirija Ibrahimi

AAA: Skender Rexhepi

ASH: Abdulla Saliu

NJËSIA ZGJEDHORE 2

BDI:

Arbër Ademi

Berat Ajdari

Merita Koxhaxhiku

BESA: Afrim Gashi

ASH: Elmi Aziri

AAA: Safije Sadiki

NJËSIA ZGJEDHORE 5

BDI:

Agim Shaqiri

Ismail Jahoski

Arbana Pasholli

ASH:

Syrija Rashidi

Remzi Memedi

NJËSIA ZGJEDHORE 6

BDI:

Ali Ahmeti

Talat Xhaferi

Shpresa Hadri

Branko Manajlovski

Xhevat Ademi

Mirsade Emini-Asani

BAjram Kadrija

PDSH:

Menduh Thaçi

BESA:

Bilall Kasami

Fadil Zendeli (RDK)

ASH:

Ziadin Sela

Adnan Neziri

Ilire Dauti

Hysni Ismaili

Halil Snopçe

Artina Qazimi

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH