Globi

Zgjedhjet në Francë/ Disfatë totale e Macron, Le Pen 'zgjon' ekstremistët 

Shkruar nga Liberale
Zgjedhjet në Francë/ Disfatë totale e Macron, Le Pen

Për herë të parë në 20 vjet, një president i sapo-zgjedhur duket se nuk ka arritur të fitojë një shumicë absolute në Asamblenë Kombëtare, gjë që nuk do të ndalojë atë në ushtrimin e mandatit të dytë, por do të rrisë ndikimin parlamentar për ta frenuar në vendim-marrjet politike.

Dhe për më tepër se kaq, partia e ekstremit të djathtë duket se do të marrë frenat e opozitës duke rritur ndjeshëm kërcënimet e mundshme ndaj demokracisë kudo në kontinent.

Një tërmet i vërtetë politik u konsiderua rezultati në këtë raund të dytë të zgjedhjeve legjislative në Francë. Një disfatë shumë e rëndë për presidentin Emmanuel Macron, i cili në raundin e dytë të zgjedhjeve legjislative nuk gjeti shumicën “e fortë” që kishte shpresuar në qendrat e votimit. Më keq akoma, partia makroniste është madje shumë larg pragut prej 289 deputetësh të nevojshëm për një shumicë absolute: sipas rezultateve përfundimtare, partia e tij e moderuar mori vetëm 245 deputetë, e ndjekur nga Nupes ( karteli i së majtës i udhëhequr nga Jean-Luc Melenchon) me 135 vende dhe nga e djathta ekstreme e Kuvendit Kombëtar të Marine Le Pen, e cila arriti një rezultat historik nga 8 në 89 vende.

“Kjo është një situatë e paprecedentë”, e cila “përbën një rrezik për vendin tonë”, komentoi në mbrëmje kryeministrja, Élisabeth Borne. Duhet thënë se fituesja e madhe e këtij raundi elektoral është pikërisht Le Pen, pasi rezultati në favorin e saj shkon shumë edhe mbi pritshmëritë. “Nuk mund ta imagjinoni emocionin që më kaplojë sonte”, deklaroi kandidatja për presidente e cila sapo e kishte humbur garën Presidenciale me Macron, përpara se të premtonte se do të formonte një “opozitë të përgjegjshme, respektuese ndaj institucioneve dhe gjithmonë konstruktive”. “Busulla jonë e vetme është interesi i Francës dhe i popullit francez”, shtoi Marine Le Pen.

Parashikimet e rezultateve të zgjedhjeve legjislative franceze nxjerrin në pah pikërisht suksesin e së djathtës ekstreme të Marine Le Pen, ku në Kuvendin Kombëtar ajo arriti të dhjetëfishojë numrin e deputetëve për partinë e saj: ishin 8, ndërsa zyrtarisht pritet të jenë nga 75 deri në 95 deputetë.

Rezultati i jep së djathtës ekstreme të drejtën të bëhet forcë e tretë në vend. “Ne kemi arritur të zgjedhim një grup shumë të fortë deputetësh në Kuvend, i cili tani e tutje do të jetë edhe më kombëtar. Do të jetë deri tani më i madhi në historinë e familjes sonë politike,” komentoi Le Pen.

Melenchon, i cili përfundoi i treti në zgjedhjet presidenciale, arriti të bëjë koalicionin e së majtës grupin e parë të opozitës “Neps” (që përfshin ekologë, komunistë dhe socialistë), duke marrë deputetë ndërmjet 170 dhe 190 vendesh. “Disfata” e Macron “është totale”, gjëmonte lideri i së majtës radikale, i cili nuk ndalet së shpresuari se do të mund të qeverisë edhe ai së shpejti vendin.

Në favorin e Marine Le Pen, sipas parashikimeve, do të zgjidhen nga 75 deri në 95 deputetë, një numër që nëse konfirmohet do të kalonte ndjeshëm rekordin prej 35 deputetëve të Frontit Kombëtar, të zgjedhur në vitin 1986. Edhe Le Pen premton se do të mishërojë “një opozitë të fortë, por “të përgjegjshme”. Duket se politikat ekstreme po fitojnë terren në Francë, siç ndodh sa herë që sa herë vendi kalon një  krizë të thellë, siç paraqitet edhe ajo e fundit, por më shqetësuese është rritja e tyre menjëhershme. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH