Globi

Zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë/ 100 vëzhgues nga BE

Shkruar nga Liberale
Zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë/ 100 vëzhgues nga

Rreth 100 vëzhgues nga Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian do t’i vëzhgojnë zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë.

Edhe pse në veri situata mbetet e tensionuar për shkak të reciprocitetit të targave të automjeteve nga Serbia, Lukas Mandl, shefi i këtij Misioni tha se zgjedhjet do të vëzhgohen në çdo komunë, përfshirë edhe komunat veriore.

“Ajo që është më e rëndësishme, vëmendja e jonë është në çdo cep të Kosovës, në lindje-perëndim, jug dhe veri, dhe në çdo komunë do të ketë vëmendje nga vëzhguesit tanë në mbështetje të demokracisë aty. Çka do që të ndodhë kudo në Kosovë, ajo që ne e kemi parasysh, mbi të gjitha është ajo që ndërlidhet me zgjedhjet, më mënyrë që mund ta përcjellim dhe vëzhgojmë në mënyrë të drejt. Kjo përfshinë vëzhgimin në veri, por edhe në të gjitha pjesët tjera të Kosovës”, u shpreh ai.

Deputeti në Bashkimin Evropian nga Austria, Mandl theksoi në një konferencë për media se risi sivjet në këtë proces zgjedhor, është edhe vëzhgimi i rrjeteve sociale në fushatë edhe në ditën e zgjedhjeve nga ekspertë të fushës.

“Misioni ynë i vëzhgimit të zgjedhjeve ngërthen në vete vëzhgimin e proceseve para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Kjo do të thotë që ne po ashtu vëzhgojmë edhe fushatën zgjedhore të kryetar nga kandidatët dhe partitë politike… Krahas saj kemi edhe një risi për Kosovën nga ana Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së, që për herë të parë kemi edhe analistë të mediave sociale ose pesë ekspertë, të cilët për së afërmi do të përcjellin zhvillimet në rrjetet sociale të mediave sociale lidhur me këto zgjedhje”, tha ai.

Shefi i Misionit, Mandl, theksoi se pas një ftese nga presidentja e Kosovës, Bashkimi Evropian ka dërguar një mision vëzhgues të zgjedhjeve në Kosovës për të vëzhguar zgjedhjet komunale të 17 tetorit. EU EOM, vlerëson shkallën në të cilën procesi zgjedhor është në përputhje me ligjet e Kosovës, si dhe me standardet ndërkombëtare për zgjedhjet demokratike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH