Aktualitet

Zgjedhjet, eksperti tregon zonat e nxehta që duhen mbajtur në vëzhgim

Shkruar nga Liberale
Zgjedhjet, eksperti tregon zonat e nxehta që duhen mbajtur në

Ditën e dielë Shqipëria shkon në zgjedhjet lokale, ku do të zgjidhen drejtuesit e 61 bashkive. Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se ka disa zona të nxehta që duhen mbajtur në vëzhgim.

Ai përmendi ndër më kryesoret qytetin e Elbasanit, në të cilin janë shënuar dhe viktima në zgjedhjet e kaluara, por që sot nuk përbën rrezik. Referuar qarqeve që janë shumë afër me vota dhe mund të shënohen incidente janë, Shkodra, Lezha, Durrësi, pak është dhe Dibra, më pas eksperti vijoi me Kamzën dhe Vorën dhe deri diku edhe Durrësi, shkruan Euronews Albania.

“Elbasani, nga të gjitha analizat që ne kemi edhe në shkëmbim me burime policore nuk konsiderohet më zonë e nxehtë, problematike, por zonat e nxehta janë sigurisht nëpërmjet shumë indikatorëve të tjerë, kanë të bëjnë me kandidatët, lidhjet e tyre, grupet që i mbështesin, bacground-i kriminal, biznesmenët që janë të lidhur më pas me shërbimet që ofrohen nga bashkia dhe kanë gjithë kohën vetëm ata tendera dhe në kuadër të këtyre shikojmë dhe sondazhet e ngushta që ata kanë,” – u shpreh Karamuço.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH