Aktualitet

Zgjedhjet e 25 prillit/ KQZ regjistron koalicionin e PD-së

Shkruar nga Liberale
Zgjedhjet e 25 prillit/ KQZ regjistron koalicionin e PD-së

Në mbledhjen e sotme, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KQZ) ka regjistruar koalicionin e udhëhequr nga Partia Demokratike “Aleanca për Ndryshim”.

“Meqë dokumentacioni i paraqitur është në rregull miratohet”, tha kryetari i institucionit të menaxhimit të zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi.

Gjithashtu është miratuar edhe projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik që do të aplikohet në ZAZ nr. 40 në Tiranë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH