Aktualitet

Zgjedhjet/ Celibashi: Në 531 qendra votimi nuk punon pajisja e identifikimit elektronik

Shkruar nga Liberale
Zgjedhjet/ Celibashi: Në 531 qendra votimi nuk punon pajisja e

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha sot në një dalje publike për mediat, se në 531 qendra votimi nuk punon pajisja e identifikimit elektronik.

“Informojmë mbi problematikat e shumta me pajisjet elekronike të identifikimit. Janë 4464 qendra votimi që funksionojnë normalisht me pajisjen e identifikimit elektronik. 205 qendra votimi që sipas informacionit në kohë reale na tregojnë se pajisja s’mund të marrë në kohë reale informacion prej tyre. Janë 532 qendra votimi për të cilat nuk kemi informacion, ose të gjitha këto qendra PEI nuk funksionon, por është një e dhënë që nuk e kemi. Po komunikojmë me këto qendra, për të ditur nëse aty procesi është duke u zhvilluar me PEI apo manualisht. Janë 532 që presupozet në rastin më të keq se identifikimi nuk po bëhet përmjes pajisjes PEI. Jemi përpjekur të korigjojmë për aq sa ka qenë e mundur për të ndryshuar situatën", u shpreh ai.

KQZ-ja ka vendosur që votimi do të bëhet në mënyrë manuale.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH