Aktualitet

Zgjedhjet brenda LSI, anëtarësia voton sot për kreun e partisë dhe...

Shkruar nga Liberale
Zgjedhjet brenda LSI, anëtarësia voton sot për kreun e

Prej orës 09:00 të mëngjesit të kësaj të shtune ka nisur procesi i zgjedhjeve brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim, që do të zgjasë deri në orën 16:00.

Anëtarët e LSI-së po votojnë këtë të shtunë për forumet drejtuese dhe do të përcaktojnë strukturat që do të drejtojnë forcën politike, që aktualisht udhëhiqet nga Monika Kryemadhi.

Vlen për t’u theksuar që për herë të parë do të votohet online, ku të gjithë ata që kanë një kartë anëtarësie në LSI do të zgjedhin të preferuarit e tyre përmes aplikacionit.

Ndërkaq ata që nuk janë të pajisur me kartë do të votojnë pranë qendrave të votimit që janë hapur në të gjitha bashkitë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH