Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbajnë më 3 nëntor të vitit 2020 zgjedhjet presidenciale.
Një ndër kandidatët kryesor për t’u bërë president i SHBA-ve, Berni Sanders ka njoftuar se do të anulojë turin e tij elektoral.
Kandidati i Demokratëve gjatë fushatës së të martës në Las Vegas, Nevada, ka pasur një dhimbje në gjoks dhe është detyruar që të shtrohet në spital.
Në një deklaratë këshilltari i tij i Lartë ka njoftuar se Sanders ka bërë një operacion pasi ka pasur bllokim në arterie dhe se fushata e tij është anuluar deri në një njoftim të dytë.
“Pas vlerësimit dhe testimit mjekësor, atij iu gjet se kishte bllokim në një arterie dhe dy stente në të cilat ka pasur ndërhyrje me sukses”.
Ai tha se Sanders është në gjendje që të bisedojë dhe është shumë pozitiv dhe do të “pushojë gjatë ditëve të ardhshme”.
Sondazhet tregojnë se Sanders është i treti në garën demokratike pas senatores së Masaçusets Elizabeth Warren dhe ish-zv/presidentit Joe Biden./Gazeta Liberale