Kryesore

“Zgjedhje të parakohshme”, VMRO-DPMNE: Zaev të japë dorëheqjen!

               Publikuar në : 12:59 - 19/10/19 liberale

Partia VMRO-DPMNE-ja ka reaguar menjëherë pas deklaratës së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev për zgjedhje të parakohshme.

Ajo kërkon që Zaev menjëherë të japë dorëheqje të parevokueshme.

“Mjaft me gënjeshtra, mjaft me manipulime, Zoran Zaev duhet menjëherë të jep dorëheqje. Evropa i ka thënë jo krimit, korrupsionit dhe zhvatjes, ndërsa qytetarët janë viktimë e Zoran Zaevit. Kjo disfatë është e Zoran Zaevit dhe politikave të LSDM-së, jo edhe e popullit maqedonas dhe qytetarëve të Maqedonisë. Populli ynë jeton me vështirësi, mbi 500 mijë qytetarë jetojnë në varfëri, krimi mbretëron në Maqedoni.Heqja dorë nga emri, identiteti, gjuha dhe historia nuk janë vlera evropiane, dhe se nevojiten reforma, të cilat VMRO-DPMNE-ja do t’i propozojë periudhën e ardhshme”, thuhet mes tjerash në njoftimin e VMRO-DPMNE-së. /Gazeta Liberale

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *