Aktualitet

Gazeta Liberale hapet me: Zgjedhje në horizont?

Shkruar nga Liberale
Gazeta Liberale hapet me: Zgjedhje në horizont?

Mesditën e së enjtes Partia Demokratike shpërndau për mediat një video të shkurtër, një minutëshe, të cilën po mos ta dëgjoje të krijonte idenë e një spoti të Rilindjes Urbane.

Pamje nga bukuritë natyrore të vendit, një mësuese dhe një punonjës policie së bashku me disa fëmijë që luanin, përcillnin një qetësi dhe normalitet zvicerian, ndërsa në mbyllje Lulzim Basha jepte mesazhin se ishte koha që Shqipëria të nxirrte në dritë potencialin e jashtëzakonshme që kishte. Një spot i mirëfilltë fushate elektorale dhe slogani, “Shqipëria ime”, që nëse do të ishim në paqe politike, do të interpretohej si pozitivist dhe s’do ishte keq.

Mediat e majta nxituan ta quanin me të drejtë si përgatitje për zgjedhje, ndonëse më vonë e interpretuan si gabim të Bashës normalitetin, ç ka sipas tyre i shkonte si meritë qeverisë së Ramës.

Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni sot në Gazetën Liberale sot. /Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH