Aktualitet

Zgjedhja e kreut të BKH, Arben Kraja drejton komisionin e vlerësimit

               Publikuar në : 14:57 - 22/01/20 liberale

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion, Arben Kraja do të jetë njëkohësisht edhe kreu i Komisionit që do të vlerësojë aplikantët për Kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Kraja së bashku me Eneid Nakuci dhe Behar Dibra do të vednosin për drejtuesin e BKH, e cila ështi cilësuar edhe si FBI-ja shqiptare.

Ditën e sotme janë zbardhur edhe disa nga kandidaturat për drejtimin e këtij institucioni. Një prej tyre është edhe kreu i Taks Forcës “Forca e Ligjit” në Policinë e Shtetit, Artan Shkëmbi. Një tjetër kandidat është prokurori Adnan Xholi. Ndërsa mësohet se tre kandidatura vijnë nga shqiptarë që jetojnë në SHBA ndërsa një tjetër vjen nga Kanadaja. Deri më tnai ku jemi një javë përpara mbylljes së aplikimeve, janë 6 kandidatë që pretendojnë zgjedhjen në krye të BKH./Gazeta Liberale

Tags: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back