Globi

Zgjedhejet në SHBA/ Sonte përballja e parë Trump-Biden

Shkruar nga Liberale
Zgjedhejet në SHBA/ Sonte përballja e parë Trump-Biden

Sot është debati i parë televiziv mes rivalëve në garën presidenciale të 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara.

Pandemia e Covid-19-ës dhe dyshimet e hedhura në media se Trump nuk ka paguar asnjë taksë personale dhe nga bizneset e tij në 10 nga 15 vitet e fundit pritet të dominojnë debatin.

Tema të tjera të rëndësishme pritet të jenë edhe revoltat anti-raciste që kanë krijuar çarje të thellë në shoqërinë amerikane dhe në shumë vende perëndimore si dhe ekonomika amerikane dhe ndikimi i saj në ritmet e zhvillimit global.

Parashikimet tregojnë se interesi do të jetë si kurrë më parë dhe do të arrijë një shifër rekord prej 100 milionë ndjekësish përgjatë 90 minutave, në debatin që do të transmetohet në Fox News.

Analistët presin një Trump tepër agresiv në debat, ndërsa thonë se performanca në këtë debat pritet të ketë ndikim edhe në sondazhet për zgjedhjet presidenciale ku aktualisht, kandidati demokrat ka epërsi të ndjeshme. Përballja nis në orën 21 me orën lokale të Klivlendit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH