Aktualitet

Zëvendësimi i Malajt në BSH/ Kuvendi hap garën

               Publikuar në : 21:02 - 29/05/20 liberale

Kuvendi i Shqipërisë pas shkarkimit nga detyra të Arben Malajt, nga posti i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, ka shpallur vendin vakant për pozicionin që tashmë është bosh. Duke qenë se shkarkimi i ish ministrit të Financave Arben Malaj, u propozua nga Kuvendi, ai ka edhe detyrimin ligjor për të bërë plotësimin e vendit vakant, për këtë post.

Të gjithë personat e interesuar për këtë post do të vazhdojnë detyrën brenda afatit të mbetur të anëtarit që ka zëvendësuar. Arben Malaj ka qenë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që prej vitit 2016, dhe më pas u riemërua në detyrë në muajin dhjetor të vitit 2018.

Të gjithë të interesuarit do të kenë afat deri më 16 qershor për të paraqitur dokumentacionin e nevojshëm, për të kandiduar për këtë vend vakant.

Shkarkimi i Malaj u miratua nga Kuvendi në 18 dhjetor të vitit të kaluar pasi ai ishte i pezulluar nga detyra me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back