Aktualitet

Gazeta Liberale hapet me: Zëri i lartë i Lulzim Bashës

Shkruar nga Liberale
Gazeta Liberale hapet me:  Zëri i lartë i Lulzim Bashës

Pak ditë para mbajtjes së dy kuvendeve të PD-së, Lulzim Basha ka vendosur të prezantojë një nismë të re të PD-së.

Jo vetëm Vetingu i Politikanëve, por edhe ashpërsim i dënimeve për krimet zgjedhore.

Për politikanët që zgjidhen me votat e kriminelëve, demokratët propozojnë dënim me 22 vjet dhe ndalimin përjetë nga ushtrimi i funksioneve publike.

Duket se Basha kërkon ta arrijë në një formë apo tjetrën qëllimin e artikuluar prej tij, të pastrimit të politikës nga i ashtuquajturi “llum i tranzicionit”.

Por për këtë, më shumë sesa zëri, do t’i duhen votat e maxhorancës.

Këto dhe shumë të tjera do t'i gjeni në Gazetën Liberale në print. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH