Aktualitet

Zërat kundër vaksinës, Bino: Nuk ka asnjë detyrim në bërjen e saj

Shkruar nga Liberale
Zërat kundër vaksinës, Bino: Nuk ka asnjë detyrim në

Silva Bino, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, deklaroi në “Ditari” në A2 se shtimi i rasteve me koronavirus është pvrgjegjësi personale dhe kolektive.

Dihet që ky virus është tejet ngjitës dhe të vetmet masa mbrojtëse kemi distancimin fizik, higjienën personale dhe vendosjen e maskave. Përgjegjësia është personale dhe kolektive. Gjatë gjithë kësaj kohe kemi dëgjuar edhe që virusi është sajesë apo është sëmundje e lehtë. Protokollet e sigurisë për bizneset dhe restorantet janë për të minimizuar përhapjen e virusit dhe në momentin që nuk zbatohen, infeksioni përhapet më lehtë. Unë e kam vënë re që protokolli nuk zbatohet. Ai protokoll nuk është kot, duhet zbatuar”, tha Bino.

Në lidhje me zërat kundër vaksinës, Bino tha se vaksina nuk është shpikur akoma dhe nuk e kupton pse bëhet gjithë kjo zhurmë, pasi nuk është as e detyrueshme.

“Po bëhen shumë përpjekje për prodhimin e vaksinës, janë angazhuar shkencëtarë në të gjitha kontinentet. 3 janë vaksinat kandidate më të mira. Por, nuk mund të përdoren te njeriu pa kaluar 4 etapa, ku më e rëndësishmja është pjesa e sigurisë. Një vaksinë nuk mund të futet në vendin tonë nëse nuk aprovohet nga Agjencia Europiane e Barnave. Nuk ka asnjë detyrim në bërjen e vaksinës. Nuk e kuptoj gjithë këtë luftë kundër vaksinës, kur ajo është shumë larg akoma. Vaksinat kanë luajtur rol kyç në mirëqënien e njerëzimit ndër vite. Ne i kemi harruar shpërfytyrimet e njerëzve nga sëmundje si poliomeliti dhe i kemi harruar falë vaksinave. Kjo është arsyeja që kemi një procedurë indirekte për vaksinat e kalendarit që nuk pranojmë fëmijët në shkollë”, tha Bino.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH