Aktualitet

Zelensky takim me liderët perëndimorë, ja çfarë pritet të diskutojë

Shkruar nga Liberale
Zelensky takim me liderët perëndimorë, ja çfarë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të zhvillojë një takim me presidentin amerikan Joe Biden në ditën e fundit të samitit të NATO-s në Lituani.

Samiti nuk i dha Ukrainës “dritën jeshile” drejt anëtarësimit në NATO, por fuqitë perëndimore po përgatiten të shpallin një marrëveshje sigurie për Kievin ditën e sotme.

Zelensky, i cili ka shprehur haptas zhgënjimin e tij për mungesën e angazhimit të NATO-s drejt pranimit të Ukrainës në aleancë, do të takohet veçmas më 12 korrik me Bidenin dhe udhëheqës të tjerë perëndimorë, përfshi kryeministrin britanik Rishi Sunak dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz në Vilnius.

Kryeministri Sunak njoftoi më 11 korrik se vendet e Grupit të Shtatë (G7) janë gati të nënshkruajnë një marrëveshje bazë, e cila synon t’i ofrojë Ukrainës garanci afatgjata sigurie, ndërkohë që i mundëson vendit të krijojë marrëveshje dypalëshe të mbrojtjes me vendet anëtare të G7-ës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH