Aktualitet

Zelensky shkarkon Prokurorin e Përgjithshëm dhe kreun e Shërbimeve Sekrete

Shkruar nga Liberale
Zelensky shkarkon Prokurorin e Përgjithshëm dhe kreun e

Presidenti i ukrainas Volodymyr Zelensky shkarkoi të dielën prokurorin e përgjithshëm të vendit, Iryna Venediktova dhe kreun e shërbimeve sekrete, Ivan Bakanov.

Sipas Zelenskyt, më shumë se 60 punonjës të zyrave që ata drejtonin bashkëpunuan me ushtrinë ruse brenda territoreve të pushtuara, duke punuar kundër shtetit të ukrainës.

Zelensky tha se janë kapur 651 raste të tradhtisë së lartë kundër zyrtarëve ukrainas dhe oficerëve të zbatimit të ligjit.

Shkarkimi i Venediktova dhe Bakanov është mjaft domethënës, pasi para pushtimit, Zelensky kishte shkarkuar disa zyrtarë dhe anëtarë të qeverisë së tij, por që nga fillimi i luftës, institucionet ukrainase kanë mbetur mjaft kompakte.

Gjatë pushtimit, Prokurorja e Përgjithshme Venediktova kishte marrë një rol udhëheqës pasi kishte nisur disa hetime për krime lufte kundër ushtarëve rusë: tani ajo do të zëvendësohet nga Oleksy Symonenko, zëvendësi i saj.

Nuk dihet ende se kush do ta zëvendësojë Bakanovin, shkarkimin e mundshëm të të cilit duket se Zelensky e ka menduar prej kohësh. Bakanov, një ish-komedian dhe mik i presidentit ukrainas, ishte konsideruar tashmë i papërshtatshëm për rolin e tij dhe përgjegjës për një numër shkeljesh në shërbimet e sigurisë ukrainase.

Disa prej tyre, sipas zyrtarëve qeveritarë, kishin lehtësuar marrjen e Khersonit nga Rusia, një qytet në Ukrainën jugore./Përshtati Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH