Globi

Zelensky: Rusia na ka vjedhur paqen vendit

Shkruar nga Liberale
Zelensky: Rusia na ka vjedhur paqen vendit

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky është shprehur duke thënë se Rusia i ka vjedhur paqen vendit, por nuk do të arrijë ta shkatërrojë atë.

“Ukrainasit do të donin të jetonin jetën si dikur dhe të gëzonin lirinë. Por ata nuk mund ta bëjnë këtë sepse gjëja më e tmerrshme ka ndodhur: Rusia na ka vjedhur paqen”, ka thënë ai.

Gjithashtu Zelensky nuk i ka ndalur thirrjet për ndërkombëtarët për mbështetje ushtarake dhe ekonomike.

“Ne duam ta ndalojmë luftën ruse para se të shkatërrojë jetën e njerëzve në vende të tjera të Evropës, Afrikës, Azisë, Amerikës Latine. Tani ata janë të gjithë të kërcënuar”, tha ndër të tjera.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH