Globi

Zelensky bën deklaratën e fortë: Putin do të vritet nga një anëtar i rrethit të tij të ngushtë

Shkruar nga Liberale
Zelensky bën deklaratën e fortë: Putin do të vritet nga

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme ku ka thënë se beson se homologu i tij rus Vladimir Putin, në fund do të vritet nga një anëtar i rrethit të tij të ngushtë.

Zelensky ka thënë se duke marrë parasysh se Rusia po goditet çdo herë e më shumë nga sanksionet si kundërpërgjigje ndaj pushtimit në Ukrainë, kundërshtarët politikë të Putinit do të bëjnë gjithçka që ta rrëzojnë.

“Natyrisht se do të vije momenti kur regjimit të Putinit do të vijë fundi në Rusi. Me siguri do të ketë një moment kur brishtësia e regjimit të Putinit do të ndihet në Rusi. Pastaj mishngrënësi do të hajë mishngrënësin.

Kjo është shumë e rëndësishme, do t’u duhet një arsye për ta justifikuar. Do të kujtojnë fjalët e Komarovit. Do të gjejnë një arsye për të vrarë vrasësin. A do ta bëjë këtë? Po! Kur? Nuk e di!”- theksoi presidenti ukrainas.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH