Globi

Zelenksy kërkon shtyrjen e mobilizimit ushtarak në Ukrainë

Shkruar nga Liberale
Zelenksy kërkon shtyrjen e mobilizimit ushtarak në Ukrainë

Volodymyr Zelensky ka nënshkruar dekrete për të zgjatur ligjin ushtarak dhe mobilizimin për 90 ditë duke filluar nga 25 maji.

Ligji ushtarak u vendos më 24 shkurt, ditën kur Rusia nisi pushtimin në Ukrainë. Periudha fillestare prej 30 ditësh është zgjatur dy herë deri më tani.

Dekreti i parë i presidentit të Ukrainës për mobilizimin ishte për 90 ditë dhe zbatohej në të gjitha rajonet e vendit.

Javën e kaluar, ministri i mbrojtjes i Ukrainës tha se shpresonte të armatoste një milion luftëtarë ndërsa vendi përgatitej për një “fazë të re, të gjatë lufte”.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH